Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes KuPS dhe Dritës, e vlefshme për Conference League. Drita pati tri raste të mira shënimi, por nuk arriti t’i konkretizojë ato.
Vlen të theksohet se skuadra gjilanase pësoi një goditje, pasi lojtari i saj, Veton Tusha, u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi.