Kompania PALMA, një nga emrat më të njohur në tregun e mobiljeve dhe arredimit të brendshëm, po vazhdon zgjerimin e saj në nivel vendi. Nesër, më 5 tetor (e diel), në ora 16:00, do të bëhet hapja solemne e showroom-it të pestë në Kosovë, këtë herë në Prishtinë.
Showroom-i i ri ndodhet në Magjistralen Prishtinë–Ferizaj, km 7, afër Bankës TEB dhe vetëm 1 km nga Hoteli Emerald.
Ky zgjerim përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e rrjetit PALMA, duke sjellë për konsumatorët e kryeqytetit cilësi, dizajn modern dhe komoditet në një hapësirë ekspozuese bashkëkohore.
Nga kompania PALMA është bërë e ditur se hapja e showroom-it të ri është pjesë e strategjisë për t’u afruar edhe më shumë me klientët në çdo rajon të Kosovës, duke ofruar produkte dhe shërbime të standardeve më të larta.
📅 Hapja zyrtare: E diel, 5 Tetor – ora 16:00
📍 Adresa: Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, km 7 (afër Bankës TEB, 1 km nga Hoteli Emerald)