Takim fantastik me sportistët të qytetit,
Së bashku me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Fatos Ramadanin, Driton Nuhiun, Gresa Avdiun, Isa Muslijin dhe Gentrit Murselin, takuam sportistët e qytetit tonë.
🙌🏼Ajo çka pashë nga afër ishte emocioni, vendosmëria, por edhe zhgënjimi për shkak të institucioneve lokale që i kanë lënë pas dore.
Disa klube janë mbyllur, stadiumi nuk ka përfunduar, Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta” dhe Palestra në Zhegër janë jofunksionale, ndërsa pushteti aktual i ka lënë krejtësisht pa hapësira për stërvitje dhe pa mbështetje financiare.
Sportistët e qytetit janë shumë të talentuar, por nuk po kanë kushte e mundësi të zhvillohen dhe të arrijnë ëndrrat e veta.
Sportistët tanë kërkojnë vetëm kushte normale, mbështetje financiare të drejtë dhe më shumë respekt për përkushtimin e tyre.
Ne ju falënderojmë për mbështetjen dhe besimin që na dhatë dhe ju premtojmë se me qeverisjen tonë do të kaloni në një epokë të re zhvillimi e përparimi.
Stadiumi dhe sallat sportive do të përfundojnë menjëherë dhe sportistët do të kenë mundësi të zhvillohen dhe sporti i Gjilanit do të rikthehet në kryeqytet të sportit dhe kulturës në nivel Republike.
✨Së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen e sportit në Gjilan, dhe do të jemi pranë jush në çdo hap, e në çdo çast.
Sporti është krenaria jonë dhe me bashkëpunimin tonë, Gjilani do të shkëlqejë si kurrë më parë në këtë fushë me prioritet!
🙏🏼Faleminderit shumë për përkrahjen!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113