Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe kandidati për një mandat nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka zhvilluar takime me qytetarë të lagjeve të ndryshme të qytetit, bashkë me kandidatin për asamble komunale, Arbër Musliu.
Gjatë takimeve, Hyseni ka theksuar mbështetjen e madhe që po merr Lëvizja Vetëvendosje nga banorët, të cilët, siç tha ai, janë entuziastë dhe të gatshëm për ta shënuar fitoren e 12 tetorit.
Statusi i plotë:
Bashkë me kandidatin e listës tonë fituese për asamble, Arbër Musliun, takuam qytetarë të lagjeve të ndryshme të Gjilanit, të cilët fuqishëm e mbështesin Lëvizjen VETËVENDOSJE! për qeverisje të mirë.
Banorët janë entuziastë dhe më të gatshëm se kurrë për të shënuar fitoren e madhe të 12 tetorit, e cila i takon krejt Gjilanit.
BASHKË për Gjilanin!
#BASHKËpërGjilanin