Kryetari Alban Hyseni, i cili kërkon një mandat të dytë, po vazhdon takimet me bizneset lokale. Së fundmi, ai së bashku me deputeten Arbëresha Kryeziu dhe kandidatët për Asamble, Krenare Latifi Kqiku e Leonora Morina Bunjaku, vizituan sallonin e bukurisë të Kosovës Dauti në qytetin tonë.
Për më shumë se tre vite, Kosovarja udhëheq me përkushtim biznesin e saj, duke punësuar gra dhe vajza dhe duke ofruar shërbime cilësore për klientët.
Statusi i plotë:
Takimet me bizneset lokale i vazhduam te Kosovare Dauti, pronare e një salloni të bukurisë në qytetin tonë.
Bashkë me deputeten Arbëresha Kryeziu Hyseni dhe kandidatet për Asamble Krenare Latifi Kqiku e Leonora Morina Bunjaku, pamë nga afër punën e madhe dhe përkushtimin që Kosovarja tregon çdo ditë.
Për më shumë se tre vite, ajo udhëheq me sukses një sallon të bukurisë, ku ka të punësuara disa gra e vajza, duke ofruar shërbime cilësore për një numër të madh klientësh gjatë gjithë kohës.
#BashkëpërGjilanin