Kryetari Alban Hyseni, i cili synon një mandat të dytë, po vazhdon vizitat dhe takimet me bizneset lokale.
Hyseni pa nga afër punën e jashtëzakonshme të kësaj qendre krijimtarie, e cila punëson mbi 100 gra dhe ofron mundësi zhvillimi e kushte të mira pune.
Me pasion dhe profesionalizëm, Vjollca ka arritur të bëjë markën Minna Fashion të njohur jo vetëm në vend, por edhe jashtë tij, deri në ShBA.
Statusi i plotë:
Minna Fashion – një tjetër histori suksesi nga gratë e qytetit tonë.
Sot vizituam zonjën Vjollca, e cila me shumë përkushtim drejton biznesin e saj Minna Fashion në Gjilan.
Bashkë me deputeten Arijeta Rexhepi dhe kandidaten për Asamble Albulenë Hajdari, pamë nga afër punën e jashtëzakonshme që bëhet në këtë qendër krijimtarie e punësimi.
Mina Fashion punëson mbi 100 gra, duke u ofruar kushte të mira pune dhe mundësi zhvillimi të vazhdueshëm. Me pasion e profesionalizëm, Vjollca ka arritur ta bëjë markën e saj të njohur përtej kufijve, me fustanet që tashmë janë prezente në shumë vende të botës – deri në ShBA.
#BASHKËpërGjilanin