Sonte në Gjilan vjen kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Në orën 18:00, në Bulevardin “Ibrahim Rugova”, bashkë prezantojmë kandidatin tonë për kryetar, Arbër Ismajli, dhe ekipin fitues për Asamblenë Komunale.
Arbëri është vizionari dhe punëtori i përkushtuar, që do ta çojë Gjilanin përtej – drejt zhvillimit, mirëqenies dhe transparencës. Ai është garancia për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Gjilanit.
Ejani të gjithë, të mbushim sheshin, të japim mesazhin e fuqishëm: Gjilani zgjedh LDK-në, zgjedh Arbër Ismajlin, zgjedh të ardhme më të mirë për qytetin!
Mirupafshim në Gjilan!
#LDK113
#Gjilanipertej