Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar takime me qytetarët e Rrugës së Ferizajit, Livoçit të Ulët dhe Blinajës, ku është pritur me entuziazëm dhe përkrahje.
Ismajli ka theksuar se qytetarët po kërkojnë një qeverisje të re që dëgjon, punon dhe mban premtime, duke paralajmëruar projekte të reja për zhvillimin e lagjeve dhe përmirësimin e jetesës në Gjilan.
Statusi i plotë:
Në një atmosferë të jashtëzakonshme, u takuam me qytetarët e Rrugës së Ferizajit, Livoçit të Ulët dhe Blinajës, njerëz punëtorë, të sinqertë dhe të vendosur që e duan ndryshimin e madh të 12 tetorit me zemër e me bindje.
🙌🏼Ishte një tubim që na dha vullnet, frymë dhe besim se bashkë po ndërtojmë diçka të madhe për Gjilanin e ri.
Në çdo fytyrë shihej shpresa për një qeverisje të re që dëgjon, që punon dhe që i mban premtimet.
🗣️ Folëm hapur për projektet që do të nisin shumë shpejt, për rrugë të reja, ndriçim publik, investime në lagje, përmirësim të jetesës dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.
Ky bashkim nuk është rastësor, është zëri i qytetarëve që duan fundin e stagnimit dhe fillimin e një epoke të re zhvillimi.
🙏🏼Faleminderit shumë për mikpritjen dhe besimin, për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe për fjalët që të japin forcë për të vazhduar me më shumë vendosmëri.
Rruga jonë është drejt, e sinqertë dhe e përbashkët drejt një Gjilani të ri që punon për njerëzit!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113