Alban Hyseni, së bashku me ministren Rozeta Hajdari, nënkryetarin Luan Aliu, vizituan kompaninë Alb Tech në Gjilan, të themeluar nga vëllezërit Besnik e Faton Hasani.
Gjatë vizitës u vlerësua rritja e jashtëzakonshme e kompanisë vendore, e cila së shpejti do të eksportojë në tregun evropian me etiketën “Made in Kosovo”, duke konfirmuar rëndësinë e mbështetjes së prodhuesve lokalë për zhvillimin ekonomik të qytetit.
Statusi i plotë:
Vizitat te bizneset i vazhduam te kompania Alb Tech, e themeluar nga vëllezërit Besnik dhe Faton Hasani, të cilët janë në treg me sukses për vite me radhë.
Bashkë me ministren Rozeta Hajdari, nënkryetarin Luan Aliu, dhe kandidatin për asamble Arianit Sadiku, pamë suksesin e jashtëzakonshëm të një kompanie vendore, që së shpejti do të eksportojë me shumicë në tregun evropian me etiketën “Made in Kosovo”.
Alb Tech nisi si biznes i vogël tregtar, por sot është një prodhues i fuqishëm i roletave, me makineritë më moderne dhe dhjetëra të punësuar.
Bashkë do të vazhdojmë t’i përkrahim fuqishëm prodhuesit tanë.
#BASHKËpërGjilanin