Sot, Mrika Krasniqi Shala në mbështetje të rinjve!
Në takimin e sotëm, kandidatja për Kuvendin Komunal të Gjilanit, Mrika Krasniqi Shala, theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të të rinjve në vendimmarrje dhe zhvillimin e komunës.
Ajo u zotua se do të jetë zëri i rinisë gjilanase në Kuvend, duke mbështetur idetë, iniciativat dhe energjinë e tyre për ndryshim pozitiv.
“Të rinjtë janë e ardhmja e Gjilanit – dhe unë do të jem përkrah tyre në çdo hap,” u shpreh Mrika.
#PDK #Gjilan #MrikaKrasniqiShala #Rinia #Zgjedhjet2025