Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nisur ditën me kafen e mëngjesit bashkë me mikun e tij, Arsim Ademin, kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Vitisë.
Hyseni ka vlerësuar lart përkushtimin e Ademit, i cili deri më tani ka shërbyer me sukses si zëvendësministër, duke theksuar se pas 12 tetorit, ai do ta udhëheqë Vitinë drejt zhvillimit e transformimit që qytetarët e saj e meritojnë.
“Arsimi, që me përkushtim ka shërbyer si zëvendësministër, pas 12 tetorit do ta udhëheqë Vitinë drejt zhvillimit dhe transformimit që e meriton,” ka shkruar Hyseni.