Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë Komunale në Gjilan, Izmi Zeka, ka ndarë një fotografi me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, të realizuar gjatë një vizite në Gjilan.
Në përshkrimin e postimit, Zeka ka shkruar:
“Fotografi që në kujtesën time mbetet e paharruar!”, duke rikujtuar periudhën kur PDK kishte udhëhequr me komunën e Gjilanit.
Postimi i Zekës vjen si një shenjë respekti dhe nostalgjie për bashkëpunimin e dikurshëm politik dhe për kontributin e dhënë në zhvillimin e qytetit të Gjilanit.