Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar vizitat në bizneset vendore, ku së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka takuar përfaqësuesit e ordinancës “MujaDent” dhe firmës “Klas Fashion”.
Ai vlerësoi kontributin e këtyre bizneseve në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Bashkë me kandidatin për Asamble, Arianit Sadiku, vizituam ordinancën MujaDent.
MujaDent është një emër i njohur në fushën e shëndetit oral, ku ordinanca stomatologjike ofron shërbime dentare tash e 4 vite, ndërsa laboratori ka mbi 25 vite përvojë. Të dyja janë të pajisura me teknologjinë më të avancuar dhe ofrojnë shërbime të plota e profesionale në trajtimin dhe punimin e dhëmbëve, duke garantuar cilësi dhe kujdes të lartë për pacientët.
Jemi krenarë me bizneset gjilanase që me punë dhe përkushtim po i japin vlerë komunitetit tonë.
#BASHKËpërGjilanin
Vazhduam takimet me bizneset vendore, këtë herë tek Klas Fashion.
Bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes, Luan Aliu, dhe kandidatin për Asamble, Kushtrim Ibrahimi, pamë nga afër punën e madhe që bëhet aty, kryesisht nga gratë e angazhuara me përkushtim e profesionalizëm.
Firma Klas Fashion merret me prodhimin tekstil, konkretisht me qepjen e fustanave me shumicë dhe pakicë. Ky biznes vepron që nga viti 2009 dhe sot punëson 25 gra, të cilat me punën e tyre po kontribuojnë në ekonominë e qytetit tonë.