Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli, ka vizituar klubin e futbollit FC Drita, ku është pritur ngrohtësisht nga drejtuesit dhe lojtarët bardhë e kaltër.
Gjatë vizitës, Ismajli ka vlerësuar punën e palodhshme të klubit dhe ka premtuar përkrahje të plotë institucionale në mandatin e ardhshëm, duke theksuar se “kur Drita fiton, fiton i gjithë Gjilani”.
Statusi i plotë:
U ndjeva jashtëzakonisht mirë në mesin e familjes bardhë e kaltër të FC DRITA, klub që është zemra dhe krenaria e çdo gjilanasi, brenda dhe jashtë vendit!
🙏🏼I falënderoj me gjithë zemër Flamur Bunjakun, Valon Murselin dhe Feti Murselin për mikpritjen, për përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe për punën që po e bëjnë me zemër për këtë klub legjendar.
Faleminderit edhe lojtarëve tanë të mrekullueshëm, që me pasion, guxim e djersë po e bëjnë DRITËN dhe Gjilanin krenar në çdo fushë, madje edhe në arenën ndërkombëtare.
🙌🏼Ju jeni ambasadorët e vërtetë të qytetit tonë, shembull i unitetit, disiplinës dhe shpirtit garues që na bashkon të gjithëve!
Në qeverisjen tonë të ardhshme lokale, FC DRITA do ta ketë përkrahjen e plotë në çdo aspekt, në infrastrukturë, në përkrahje institucionale dhe në përmirësimin e kushteve për futbollistët dhe klubin në tërësi.
🫶🏼Sepse, ne konsiderojmë që kur DRITA fiton, fiton i gjithë Gjilani!
Kjo është DRITA që na bashkon, kjo është forca që nuk ndalet!
Faleminderit shumë për gjithçka!
#BashkePerFitore👓
#ArberIsmajli #113
#GjilaniPertej