Arbër Ismajli, së bashku me kandidaten për Asamblenë Komunale Gresa Avdiu, vizituan SC Gjilanin, duke shprehur mbështetje për klubin, futbollistët dhe tifozët legjendarë.
Takimi theksoi rëndësinë e sportit dhe bashkimit qytetar në vizionin e tij për një Gjilan më të zhvilluar.”
Statusi i plotë:
Sot së bashku me kandidaten tonë për Asamblenë Komunale, Gresa Avdiun, patëm nderin e veçantë të jemi pranë një emri të madh, një force që bëhet simbol i krenarisë sonë qytetare, SC Gjilani.
🙌🏼Ky klub sportiv është histori e pastërt, pasion, sakrificë dhe krenari gjilanase.
Është fryma e qytetit tonë që pulson në çdo ndeshje, në çdo gol, në çdo moment që i bashkon mijëra zemra rreth një qëllimi të vetëm, dashnisë për Gjilanin!
🙏🏼Faleminderit nga zemra, drejtuesve të klubit, drejtorit gjeneral Syart Rrahmanit, menaxherit të klubit Drilon Sylejmanit, stafit të klubit dhe futbollistëve, për pritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e madh që e japin çdo ditë për këtë fanellë.
✅ Ju jeni modeli më i mirë i punës, disiplinës dhe dashnisë për qytetin.
Një falënderim i veçantë dhe me shumë respekt shkon për tifozët legjendarë, SKIFTERAT!
🫶🏻Ju jeni zemra që rreh më fort në çdo ndeshje, zëri që nuk ndalet kurrë, dhe forca që e ngrit SC Gjilanin në majat e krenarisë. Pa ju, kjo histori s’do të kishte të njëjtin kuptim.
Në vizionin tim për Gjilanin e ri, sporti dhe tifozët do të jenë gjithmonë të mbështetur.
Sepse aty ku ka pasion, bashkim dhe dashni për qytetin, aty lind suksesi i vërtetë i projektit të Gjilanit të ri.
#BashkePerFitore👓
#ArberIsmajli #113
#GjilaniPertej