Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit dhe kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për një mandat të dytë, Alban Hyseni, ka vizituar mbrëmë odën e Lutfi Maliqit në lagjen Dheu i Bardhë.
Në takim, ku morën pjesë edhe kandidati për Asamble Astrit Sherifi dhe deputeti Bajram Mavriqi, u zhvillua një bisedë e ngrohtë me qytetarët, ku u theksua bashkimi dhe përkushtimi për ta çuar Gjilanin përpara, me mesazhin se ‘Gjilani nuk kthehet prapa’.
Statusi i plotë:
Mbrëmë vizituam odën e Lutfi Maliqit nga lagjja Dheu i Bardhë!
Faleminderit për mikpritjen, bisedën e këndshme dhe atmosferën e mrekullueshme që krijuat.
Në takim morën pjesë kandidati ynë për Asamble, Astrit Sherifi, si dhe deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Bajram Mavriqi.
Bashkë ecim dhe fitojmë, sepse Gjilani nuk kthehet prapa!










