Vizita në familjen Haziri sot ishte një përvojë e veçantë dhe inspiruese.
Një familje që përfaqëson përkushtim, traditë dhe dashuri për qytetin e tyre.
Ky takim më dha mundësinë të ndaj vizionin tonë për një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar.
🙌🏼Donita Haziri, kandidate në listën tonë për Kuvendin Komunal me numrin 39, është një shembull i rinisë që punon për qytetin dhe qytetarët.
Ajo sjell vullnet, vendosmëri dhe ide konkrete për projekte që do të përmirësojnë jetën e përditshme të secilit prej nesh.
Faleminderit familjes Haziri për mikpritjen dhe besimin e tyre.
Me Donita Hazirin në Kuvend, së bashku do ta ndërtojmë Gjilanin e ri dhe Gjilanin zhvillimor për të gjithë qytetarët tanë.
#BashkePerFitore👓
#ArberIsmajli #113
#GjilaniPertej