𝐊𝐐𝐙-𝐣𝐚, 𝐯𝐨𝐭𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞: 𝐑𝐮𝐚𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐠𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐨𝐭ë𝐬, 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐨𝐣𝐞𝐧𝐢 ç𝐝𝐨 𝐩𝐚𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐬𝐢
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të raportojnë çdo parregullsi që vërejnë në vendvotime.
“Nesër votojmë! Ruaj integritetin e votës – raporto çdo parregullësi që vëren në vendvotim! Çdo shkelje është vepër penale”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen nesër, më 12 tetor. Vendvotimet pritet të hapen në orën 07:00 dhe të mbyllen në orën 19:00.
📸 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /FB