Para katër vitesh, menjëherë pas fitores, shkrova:
“Dardanë qyteti im, nuk keni gabuar ❤️”
Që nga ajo ditë, çdo agim e kemi filluar me punë.
Ditë pas dite, me ekipin tim kemi dhënë gjithçka nga vetja për t’i dhënë kuptim atij premtimi.
Kemi punuar me ndershmëri, me përkushtim, kemi bërë punë shumë të mëdha, në çdo fushë e vend të komunës tonë.
Ndoshta diku edhe kemi gabuar e mbase diku ka pasur vonesa.
Por asnjëherë nuk kemi gabuar me zemër e me qëllim në dëm të vendit tonë.
Atëherë thashë:
“Dardanë qyteti im, nuk keni gabuar.”
Sot, pas kësaj fitoreje historike, jam i bindur se:
“Dardanë qyteti im, ti nuk gabon kurrë!” ❤️
Por kjo fitore nuk është vetëm e imja.
Është e juaja, e çdo njeriu që besoi, foli, punoi, u lodh e nuk u ndal.
Faleminderit nga zemra Kryeministrit të Kosovës, për mbështetjen e palëkundur.
Faleminderit deputetëve dhe ministrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që ishin me neve në çdo takim.
Faleminderit secilit aktivist dhe aktiviste këtu në Dardanë, që ditë e natë e mbajtën ndezur shpirtin e fitores.
Faleminderit çdo qytetari të pavarur, që dha një kontribut, që foli një fjalë të mirë, që e deshi këtë vazhdim të zhvillimit.
Faleminderit secilit votues që ishte pjesë e zgjedhjeve.
Ju kam borxh përjetësisht.
Dhe këtë borxh nuk do ta paguaj me fjalë, por me punë të mira, të ndershme dhe dashuri për këtë qytet.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për të gjithë kundërkandidatët, për garën korrekte dhe përpjekjen e tyre demokratike.
Dardanë, qyteti im…
ti nuk gabon kurrë! ❤️