Lidhur me mirënjohjen e dhënë nga Shtëpia e Bardhë përkatësisht nga dr.Otto F.Von Feigbenlat i cili u dekorua ambasadori nderi nga presidenti Thaci del të jetë mashtrim e ky mashtrim vazhdoi tutje dhe për kryetarin Lutfi Haziri e për këtë gjë ka reaguar asambleistja e PSD-së në Gjilan, Festa Shabani.
Sipas Shabanit, mirënjohja duhet të vie vetëm nga qytetarët e Gjilanit dhe jo nga mashtrues si këta.
Lidhur me këtë rast mësohet se personi paraqitet rrejshëm si i deleguar për mirënjohje nga Shtëpia e Bardhë në Amerikë dhe është nën hetime nga SHBA.
Shabani poashtu kishte refuzuar ftesën e ashtuquajtur të takimit me delegacionin nga SHBA dhe nuk ishte prezente në sallën e Kuvendit kur u shpërnda kjo mirënjohje.