Deri në orën 12:00 të së mërkurës janë verifikuar rezultatet për 845 vendvotime nga zgjedhjet e 12 tetorit për Kryetarë të Komunave.
Po në këtë periudhë janë verifikuar edhe rezultatet e zgjedhjeve për asamble nga 792 vendvotime.
Këtë e bëri të ditur në një prononcim, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 12:00 të ditës së mërkurë, janë verifikuar rezultatet për 845 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 792 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 792, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.
“Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme, njëkohsisht: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”.
“Në platformën e KQZ-së për rezultateve, prezantohen rezultatet nga QKN-të, të cilat përfshijnë: -rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, -rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, dhe -votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale”, tha ai.