Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në mbledhjen e Qeverisë ka ngritur shqetësimin e mosbarazisë.
Ai ka thënë se sektori i shëndetësisë duhet shqyrtuar në kuadër të politikës nacionale, raporton lajmi.net.
Ismaili po ashtu ka përmendur ikjen e mjekëve nga Kosova, që sipas tij, nëse nuk ka ndonjë pako nacionale atëherë Kosova do të përballet me mungesën e mjekëve.