Sipas “Accuweather” të shtunën dhe të dielën rajonin e Ballkanit do ta përfshijë në mot i ligë, ku parashihen shira të mëdha, të përcjella me bubullimë e vende-vende edhe me breshër të madh, përcjell “Zëri.info”.
Sipas kësaj ueb-faqeje që parashikon motin në mbarë botën, vendet më të rrezikuara nga ky mot janë Kroacia, Bosnja Hercegovina dhe Serbia, ku është dhënë edhe alarmi i kuq, pasi sasia e shiut që pritet të bie në kohë të shkurtër, është 30 litra në metër katror.
Mirëpo, as territori i Kosovës nuk do t’i shpëtoj kësaj stuhie, pasi për të është dhënë alarmi i portokalltë, e në disa pjesë edhe alarmi i kuq, përcjell më tutje “Zëri.info”.
Sipas këtij paralajmërimi, pritet të ketë dëme të mëdha sidomos në kulturat bujqësore, por edhe në objekte banimi sidomos në vendet e rrafshëta.
Po ashtu priten edhe dëme të mëdha edhe nga breshëri.
Në anën tjetër, të kontaktuar nga “Zëri.info”, zyrtar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, kanë thënë se janë në dijeni për këtë paralajmërim për temperaturat, mirëpo së shpejti do t’i bëjnë matjet dhe do të dalin me informacione konkrete.