Në ndeshjen e zhvilluar dje kundër Drenicës, në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës, futbollisti i Dritës, Albert Dabiqaj, shënoi një arritje të veçantë në karrierën e tij – ndeshjen e 100-të me fanellën bardhekaltër.
Edhe pse Drita u mposht nga Drenica me rezultat 3-1, goli i vetëm për skuadrën gjilanase u realizua pikërisht nga Dabiqaj, i cili me këtë rast kurorëzoi ndeshjen jubile me një gol personalisht domethënës, por që nuk mjaftoi për të marrë pikë në Skenderaj.
Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e tij, klubi i Dritës sot i dorëzoi Dabiqajt një fanellë me numrin 100, e cila simbolizon ndeshjet e zhvilluara me skuadrën nga Gjilani.










