Lëvizja Vetëvendosje, do të shkojë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, me krerët e partive politike.
Kështu ka konfirmuar nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njëherësh deputete e VV-së.
“Nesër ne do të jemi në takimin e thirrur nga presidentja Osmani, dhe natyrisht që do t’i themi qëndrimet tona në raport me situatën aktuale. Pra gjithçka në kohën e vet. Pra nesër do ta japim qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Ajo se çfarë dihet deri tani, është që presidentja mund të shpallë zgjedhjet, por nga ana tjetër mund të ia japë mandatarin dikujt nga partitë politike”, u shpreh Haxhiu.
Ndryshe, PDK, LDK, AAK dhe Nisma, kanë konfirmuar për Klankosova.tv pjesëmarrjen në takimin me të parën e vendit.









