Dogana e Kosovës dhe Dogana e Shqipërisë kanë thelluar bashkëpunimin.
Siç bëhet e ditur në njoftim, përfaqësues të Doganës së Kosovës zhvilluan sot një takim pune në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të Shqipërisë, me fokus në shkëmbimin e përvojave rreth modulit të akcizës në sistemin ASYCUDA World.
“Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe ndarjes së praktikave të mira, me synim forcimin e kapaciteteve teknike dhe modernizimin e sistemeve doganore të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

 
			









 
                                
                              
		 
		 
		