Ka vdekur 23-vjeçari që ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në ndërtim në Gjilan, më 24 tetor të këtij viti.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar nga komuna e Vitisë, prej nga ishte dhe i ndjeri.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj, Rinor Haxhiu, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Largimi i tij i hershëm nga kjo botë ka prekur zemrat tona thellë dhe ka lënë boshllëk të madh tek të gjithë ata që e njohën dhe e deshën. Në këto çaste të dhimbjes e pikëllimit, ne bashkë ndjejmë me ju në këtë humbje të madhe. Kujtimi për Rinorin do të mbetet i gjallë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjes Haxhiu, miqve dhe të afërmve të tij”, ka shkruar kryetari aktual i Vitisë, Sokol Haliti.

 
			









 
                                
                              
		 
		 
		