Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Gjilanit, Arbër R. Ismajli, mbajti një fjalim para qytetarëve në Teatrin e Gjilanit — pikërisht aty ku 35 vite më parë u themelua Kuvendi i parë i LDK-së.
Ismajli tha se zemra e Gjilanit rrahu fort për LDK-në, për historinë dhe për fitoren që po vjen më 9 nëntor.
Ai falënderoi qytetarët për përkrahjen dhe besimin e dhënë, duke theksuar se do të mbetet gjithmonë mirënjohës dhe i përkushtuar për të ardhmen e qytetit.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sonte, në këtë sallë historike të Teatrit të Gjilanit, ku 35 vite më parë u mbajt Kuvendi i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, zemra e Gjilanit rrahu fort për LDK-në, për historinë, për të ardhmen dhe për fitoren e Gjilanit që po vjen më 9 nëntor.
Faleminderit shumë për përkrahjen dhe besimin.
Do të mbetem gjithmonë mirënjohës për jetë e mot!
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli









