Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, vizitoi sot familjen e imamit dhe atdhetarit të shquar, Mulla Idriz Gjilani, ku u prit me respekt dhe mikpritje të veçantë.
Gjatë vizitës, Hyseni theksoi mesazhin e njohur të Mulla Idriz Gjilanit: “Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe… një gjak, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra e kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut.”
Familja e Mulla Idriz Gjilanit i dhuroi një libër, simbol i dijes dhe trashëgimisë shpirtërore, duke rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare dhe atdhetare.
Statusi i plotë:
“Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe… një gjak, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra e kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut.” – Mulla Idriz Gjilani
Me këto fjalë kujtuam sot imamin atdhetar Mulla Idriz Gjilani në familjën e tij, e cila na priti me respekt e mikpritje të veçantë dhe na dhuroi një libër dhuratë, simbol i dijes dhe trashëgimisë shpirtërore që ky personalitet i madh ka lënë pas.
Familje të tilla, me peshë dhe vlera të larta, janë krenaria dhe drita e Gjilanit tonë









