Trajneri i SC Gjilanit, Debatik Curri, është shprehur i vetëdijshëm për peshën e ndeshjes që skuadra e tij do ta zhvillojë nesër kundër Prishtinës, në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës.
“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes. Jemi gati për këtë përballje dhe jemi gati të dëshmojmë që kemi kualitetin e duhur për t’u ngritur”, deklaroi Curri para mediave.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit do të zhvillohet nesër në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 18:30.










