Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sot kompaninë e njohur “Pika 5A”, një nga emrat më të vjetër dhe më të respektuar në fushën e printimit në qytet.
Gjatë vizitës, Hyseni vlerësoi traditën, profesionalizmin dhe cilësinë që ky biznes lokal ka ruajtur ndër vite, duke e cilësuar “Pika 5A”-në si një brend që e përfaqëson denjësisht Gjilanin.
Statusi i plotë:
Pika 5A, brendi i Gjilanit tonë!
Pika 5A është një nga emrat më të njohur në Gjilan, që prej dekadash ka ndërtuar traditën dhe besimin në fushën e printimit, të cilin e vizitova për t’u njohur nga afër me punën kolosale që bëhet aty.
Jam i lumtur që ky biznes, si shumë të tjerë në qytetin tonë, e ruan me fanatizëm cilësinë dhe profesionalizmin, duke mbetur shembull i punës dhe i përkushtimit që ndërton Gjilanin tonë.










