Të rinjtë e Komunës së Gjilanit, vazhdojnë të kenë mbështetjen e institucioneve lokale në zhvillimin dhe përparimin e tyre.
Duke ditur se rinia është pasuria e një populli dhe shpresa e së ardhmes, përkrahja për zhvillimin e formësimin e tyre do të vazhdoj edhe me më shumë projekte nga komuna.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se rininë tonë e kanë pjesë të planit qeverisës edhe për mandatin e ardhshëm.
“Zotohemi se do t’i vazhdojmë praktikat profesionale me pagesë. Do të vazhdojmë me fondin për ndërmarrësit e rinj, për të financuar ide inovative për biznese”, tha Alban Hyseni.
I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se në katërvjeçarin e ardhshëm kanë në plan shumë projekte për zhvillimin dhe formësimin e të rinjve tanë.










