Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur një tubim me qytetarët në qendër të qytetit, ku u shpreh bindja për një fitore të madhe më 9 nëntor.
Në fjalën e tij, Hyseni theksoi se “Gjilani është bashkë dhe i fuqishëm”, duke vlerësuar entuziazmin e madh të pjesëmarrësve si dëshmi e mbështetjes për vazhdimin e qeverisjes aktuale.
Statusi i plotë:
Gjilani është BASHKË dhe i fuqishëm!
Në qendër të Gjilanit ndjemë energji dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm për fitoren e madhe që na pret.
Në këtë tubim me qytetarë na nderoi me prezencë edhe kryetarja e Gruas në Lëvizje, znj. Albulena Haxhiu, ku atmosfera ishte dëshmia më e qartë se më 9 nëntor po e vazhdojmë qeverisjen tonë të mbarë.
BASHKË me qytetarët tanë këtë energji po e shndërrojmë në frymë për fitoren e Gjilanit tonë!










