Subjekti politik i sapoformuar në Gjilan, BNA, ka dalë publikisht me një deklaratë të qartë dhe strategjike në prag të balotazhit, duke konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje. Përmes këtij bashkëkoordinimi politik, BNA ka deklaruar se do të jetë në mbështetje direkte të kandidatit për Kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, duke e konsideruar këtë partneritet si hapin e duhur për qeverisje më të qëndrueshme, të përgjegjshme dhe me vizion zhvillimor për të ardhmen e komunës.
Ky është postimi:
Të dashur përkrahës dhe simpatizantë të Bashkimit për Ndryshim Anamorava, si dhe qytetarë të nderuar të Gjilanit,
Së pari, duam t’ju falënderojm të gjithëve për përkrahjen tuaj në këto zgjedhje komunale.
Besimi dhe vota juaj i dhanë Bashkimit për Ndryshim Anamorava një vend në Asamblenë Komunale — por mbi të gjitha, na dhanë zë për t’ju përfaqësuar me dinjitet.
Tani që po hyjmë në rrethin e dytë, pra kemi balotazhin për kryetar të komunës, të gjithë kemi një vendim të rëndësishëm për të marrë për të ardhmen e qytetit tonë.
Ne si subjekt, pas bisedave të hapura dhe konstruktive me zt. Alban Hyseni, kemi arritur dakordimin që t’i japim mbështetjen tonë të plotë për kryetar komune në balotazhin e 9 nëntorit.
Prandaj, ftojmë të gjithë qytetarët që të dalin masivisht në zgjedhje dhe ta konfirmojnë zt. Alban Hyseni për kryetar, sepse vetëm së bashku mund të sjellim ndryshimet e nevojshme për Gjilanin.
Ju faleminderit!
Bashkimi per Ndryshim Anamorava
Kryetar zt. Isa Agushi
Alban Hyseni
Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan









