Kandidati për mandat të dytë për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, thanseatmosfera e entuziazmit dhe energjisë së madhe në takim është dëshmi e përkrahjes së gjerë për fitoren e së dielës.
Hyseni theksoi se bashkimi i qytetarëve është çelësi për të çuar përpara projektet e nisura dhe për zhvillimin e mëtejmë të komunës. “Jemi bashkë për Gjilanin tonë”, u shpreh ai para të pranishmëve.
Statusi i plotë:
Përlepnica është me Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Banorët e këtij fshati sonte u rreshtuan fuqishëm për fitoren e madhe të së dielës.
Entuziazmi dhe energjia e jashtëzakonshme mbizotëroi sonte në këtë tubim, e bashkë do ta çojmë përpara fitoren tonë të përbashkët.
Jemi BASHKË për Gjilanin tonë!❤️










