Atmosferë fantastike me njerëz të jashtëzakonshëm,
Sonte pata nderin të jem në oden e komandantit Shefket Musliu, në mesin e luftëtarëve të lirisë, ushtarëve të UÇK-së dhe UÇPMB-së, që mbeten simbol i krenarisë dhe dinjitetit tonë kombëtar.
Nga zemra i falënderoj për mikpritjen, respektin dhe mbështetjen e fuqishme që më dhanë për balotazhin e së dielës.
Kjo përkrahje ka peshë të madhe për mua, sepse vjen nga njerëz që sakrifikuan gjithçka për këtë vend.
Ju premtoj me sinqeritet se do të jemi bashkë, gjithmonë në punë, në zhvillim, e në çdo hap për një Gjilan të ri më të drejtë, më të bashkuar dhe shumë zhvillimor.
Luftëtarët e lirisë do të kenë gjithmonë vend nderi në zemrën tonë dhe në bashkëqeverisjen tonë të ardhshme me ta.
Ju garantojë që do të jem gjithmonë i gatshëm për ju, në çdo orë e në çdo çast!
Faleminderit shumë nga zemra për besimin.
#113 #LDK










