Sot në Gjilan do të mbahet tubimi qendror i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku pritet pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve dhe strukturave të kësaj partie. Tubimi do të zhvillohet në Teatrin e Qytetit, me fillim nga ora 17:00.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe figura qendrore të subjektit politik, përfshirë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Gjatë tubimit pritet të adresohen çështje që lidhen me qeverisjen lokale dhe qendrore, rezultatet e deritanishme, si dhe planet e ardhshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për komunën dhe nivelin nacional.
Organizatorët ftojnë qytetarët të marrin pjesë në këtë tubim, të cilin e vlerësojnë si mundësi për komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit institucionalë dhe politikë.









