Burimi Korqa, njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, vlerëson në një shkrim të tij se Kosova nuk po mbahet peng nga aktorë të jashtëm, por nga vetvetja. Ai i atribuon klasës politike përgjegjësinë kryesore për dështimin në krijimin e institucioneve, duke theksuar sfidat dhe mungesën e konsensusit në proceset politike aktuale.
Ky është shkrimi:
Kosova nuk po mbahet peng nga askush tjetër, përveç vetvetes.
Mosvotimi i buxhetit s’është lojë politike, është dëm për qytetarin.
Në vend të zgjidhjeve, kalkulime e llogaritje për zgjedhje.
Në vend të vizionit, ego e inate personale e politike.
Fondet ndërkombëtare po bllokohen, besimi qytetar po tretet, e qytetarët po lodhen duke pritur që dikush të mendojë për vendin, e jo për votat.
Shteti nuk bie nga jashtë, bie nga brenda, kur pushteti bëhet qëllim dhe përgjegjësia veç fjalë e jo veprime konkrete.









