Kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidati për mandatin e dytë, Alban Hyseni, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij të parë janë nisur 11 projekte kapitale me vlerë mbi 1 milion euro secila, të cilat, sipas tij, do të përfundojnë në mandatin e dytë.
Hyseni thekson se këto investime përfshijnë projekte kyçe për transformimin e qytetit, nga infrastruktura e transportit, arsimi, kultura e deri te sporti dhe shërbimet sociale.
Statusi i plotë:
11 projekte kapitale mbi 1 milion euro – të gjitha të nisura në mandatin e parë dhe që do të përfundojnë në mandatin e dytë. ✅
Nga Stacioni i Autobusëve, KultQendra, Rruga Hamdi Kurteshi, Qendrimi ditor për të moshuarit, renovimi i sallës së sportit, Shkolla e Mesme e Mjekësisë, Banimi i përballueshëm dhe social, Impianti i ujërave të zeza, Projekti Flows, e deri te Stadiumi i Qytetit – një ndër projektet më të rëndësishme për identitetin e Gjilanit tonë. 🚏🏫🏟️
Këto janë investimet që po e transformojnë qytetin, projekt pas projekti. 🌆🤝🏻









