Qytetarët po vazhdojnë reagimet ndaj sistemit “online” të dënimeve që e ka lansuar Policia e Kosovës.
Qytetarë të shumtë kanë nisur të publikojnë në rrjetet e tyre dënimet e paguara të trafikut, ndërsa në sistemin e Policisë figurojnë si të papaguara. Njëri nga ata, Mentor Rafuna, që nuk i është hequr dënimi i ka dërguar këto dëshmi, ku shihet se në sistem figuron ende gjoba e pashlyer, ndërkohë që në foton tjetër shihet pagesa që është bërë në bankë.
Policia e Kosovës ka lansuar një uebfaqe në të cilën qytetarët mund të informohen rreth gjobave në trafik./rtk/