Sot është duke u zhvilluar balotazhi i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët do të zgjedhin liderët e komunave, për katër vitet e ardhshme.
Për këtë ka reaguar, shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano.
Ky i fundit ka thënë se EULEX është në terren duke monitoruar situatën e sigurisë.
Nga Barbano është theksuar se kjo po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si dhe me KFOR-in.
“Ndërsa Kosova po zhvillon raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, patrullat mobile të Njësive të Policisë së Formuar dhe të Policisë së Formuar Rezervë të EULEX janë në terren, duke monitoruar situatën e sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR, në mënyrë që çdo qytetar me të drejtë vote të mund ta ushtrojë lirshëm dhe paqësisht të drejtën e tij për të votuar”, është thënë nga Barbano.










