Edhe pak minuta kanë mbetur deri në përfundim të procesit të votimit në balotazh, i cili po zhvillohet sot në disa komuna të vendit.
Sipas të dhënave të deritanishme, në Gjilan kanë votuar 29.77%, që përkthehet në 32,121 qytetarë.
Mbetet të shihet në minutat e fundit nëse do të ketë rritje të pjesëmarrjes deri në mbylljen e vendvotimeve./radiostargjilan/











