Ministri i Punëve të Brendshme, që udhëheq me digastere tejet të ndjeshme siç është politika për Policinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ditën e zgjedhjeve u ndal e fotografoi në rrugë një aktivist të LDK-së, e provokoi me fjalë ‘hajde nalëm’, derisa aktivisti Art Merkoja, i thoshte ministrit se nuk po e njeh ligjin.
Vetëvendosje vendosi që këtë ta dërgoj në PZAP. E organi i specifikuar për këtë punë, ka nxjerrë vendim, ku ndër të tjera thotë se aktivisti Merkoja nuk e shkeli ligjin.
E plotë:
Refuzohet si e pabazuar ankesa e Xhelal Sveçlës dhe e VV-së ndaj meje.
Gjithçka është e pastër dhe e drejtë sipas ligjit.
Unë kam bërë edhe një ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Integriteti personal dhe edukata janë të shenjta!
Falënderoj të gjithë anëtarësinë e LDK-së dhe qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme që më ofruan.
Fitorja e madhe e LDK-së po vjen!










