Kombëtarja e Shqipërisë luan ndeshjen e fundit në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Sot, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria do të përballet me Anglinë, në ndeshjen që nuk do të vendos asgjë për shkak se gjërat tashmë janë përcaktuar në këtë grup.
Kjo ndeshje nis në orën 18:00 dhe i takon Grupit K, të cilit i prinë Anglia me 21 pikë të mbledhura, shtatë më shumë se Shqipëria që renditet e dytë.
Anglia, veçse ka konfirmuar pjesëmarrjen në Botërorin 2026 derisa Shqipëria do të paraqitet në fazën “play-off” për të kërkuar kualifikimin në ngjarjen që vitin tjetër mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Përkundër që ndeshja nuk është përcaktuese, pritet të jetë e fortë dhe interesante, me Shqipërinë që synon ta mbyll këtë cikël me rezultat pozitiv.
Në anën tjetër, Anglia vlerësohet favorite e madhe, duke pasur parasysh se ka shënuar 7 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, ku ka shënuar 20 gola në total dhe nuk ka pranuar asnjë.










