Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në një reagim publik, Kurti tha se proceset e brendshme zgjedhore dhe bashkëpunimi ndërpartiak janë elemente thelbësore për funksionimin dhe avancimin e shtetit.
Kurti theksoi se do të vazhdojë angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe përgjegjësitë institucionale ndaj Republikës.
Statusi i plotë:
I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.
Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës.










