Komuna e Gjilanit njofton qytetarët dhe mediat se, pas reshjeve të dendura të shiut, disa rrugë kryesore janë të bllokuara dhe qarkullimi aty është i vështirësuar.
Rrugët e prekura përfshijnë:
•Hyrjen për në fshatin Malishevë
•Rrugën Qarkore
•Hyrjen për në fshatrat Livoq i Poshtëm dhe i Epërm
Hyrjen për në fshatin Cernicë
Ekipet komunale janë angazhuar maksimalisht në terren për pastrimin e rrugëve dhe normalizimin e qarkullimit. Qytetarët njoftohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e përmendura.
Për çdo rast emergjent, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën 112. Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.










