Një ditë pas dështimit të votimit të Qeverisë së propozuar nga Glauk Konjufca, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet me drejtuesit e partive parlamentare për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Takimin e sotëm e ka konfirmuar Besian Mustafa, deputet i LDK-së, i cili është edhe zëdhënës i partisë.
Takimi do të zhvillohet të enjten në ora 10:30.
Të mërkurën, votimi për formimin e qeverisë së re dështoi. Me 56 vota pro, 53 kundër dhe 4 abstenime, Glauk Konjufca nuk arriti të marrë mandatin e kryeministrit.
Gjatë ditës, partitë politike i kërkuan Presidentes Osmani që të caktojë sa më shpejt datën e zgjedhjeve.









