Ali Xhelili dhe Nevzad Isufi, prezantuan planifikimet e punës së tyre nëpërmjet platformës së paraqitur para të pranishmëve, ku folën për prioritetet dhe ndryshimet që do ti sjellin Lëvizjes.
Kjo shpalosje e platformave mori edhe karakter diskutues, nëpërmjet pyetjeve të parashtruara e që i adresoheshin pikërisht dy kandidatëve, e që kishin të bënin me funksionimin e Lëvizjes.
Xhelili dhe Nevzadi, sipërfaqën një fushatë demokratike dhe fer, duke zhvilluar nje diskutim mjaft efektiv dhe relaksues në mes vete. Ajo që u konstatua, ishte qe për të dy, interesi kryesor është e mira e Lëvizjes dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Proces ky, që ne diskutim edhe me Qendrën, është marrë vendim që të finalizohet më 14 korrik dhe jo më 15 korrik siç është vendosur në fillim, për shkak të finales së Kampionatit Botëror në Futboll.
Në këtë takim, morën pjesë edhe nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje! Besnik Bislimi, deputetet Ismajl Kurteshi dhe Shemsi Syla dhe kryetari i Lëvizjes në Artanë Abdyl Gashi.