Sot nis xhiroja e 14-të e Superligës së Kosovës, pas pushimit dyjavor të shkaktuar nga ndeshjet e Kombëtareve.
Drita udhëton në Lipjan, ku do të takohet me Prishtinën e Re.
Skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani vjen në këtë sfidë me momentum pozitiv, pasi në ndeshjen e fundit kampionale mposhti Llapin, ndërsa më pas shënoi fitore edhe në Conference League ndaj Shelbourn.
Gjilanasit kërkojnë sot tri pikë të plota për të vazhduar ecurinë pozitive dhe për t’iu afruar edhe më shumë kreut të tabelës.
Ndeshja zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.









