Ka përfunduar ndeshja mes Gjilanit dhe Ferizajt, e vlefshme për xhiron e 14-të të kampionatit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1-1. Ekipi i trajnerit Debatik Curri kaloi i pari në epërsi, por Ferizaji arriti të barazojë përpara fundit të pjesës së parë.
Pjesa e dytë ishte dramatike deri në fund. Sërish ishte Gjilani që kaloi në avantazh me rezultatin 2-1, por në minutat shtesë, Ferizaji përfitoi nga një penallti dhe shënoi në minutën e 90+’, duke barazuar rezultatin në 2-2.
Me këtë rezultat, Gjilani mbetet në pozitën e 8-të me 16 pikë të grumbulluara.









